Studimi që ka përfshirë mbi 18.000 participantë, ka analizuar ndikimin e ushqimeve të caktuara mbi gjenet dhe rrezikun e zhvillimit të karcinomës së zorrës së trashë.
Autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se te njerëzit, të cilët kanë variacione të caktuara të gjeneve në një kromozomin specifik, konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar shton rrezikun për karcinomën e zorrës së trashë.
Rezultatet e studimit janë shpjeguar me faktin se te këta persona (me variacion specifik të gjeneve), në rast të konsumimit të mishit të kuq dhe të përpunuar, mund të vijë deri te aktivizimi i proceseve inflamatore që në periudhë afatgjate mund të sjellin deri te karcinoma e zorrës së trashë.
Po ashtu, duke analizuar gjenet në një kromozom tjetër, është vërejtur se me konsumimin e pemëve dhe perimeve vjen deri te zvogëlimi i rrezikut për karcinomën e zorrës së trashë.
Autorët thonë se në të ardhmen do të përpiqen ta zbulojnë mekanizmin e saktë të ndikimit të ushqimit dhe gjeneve në zhvillimin e sëmundjeve.