Futbollisti gjilanas, Mirlind Daku ka vendosur përfundimisht të rikthehet në futbollin kosovar. Sulmuesi e ka ndërprerë huazimin te Kukësi dhe do të rikthehet në Superlige sezonin e ardhshem.
skuadra e tij e re do të jetë kampioni vjeshtor, Ballkani. Skuadra e Ismet Munishit ka siguruar shërbimet e Dakut, i cili vjen si huazim gjashtë mujor në klub.
Për sulmuesin e dalluar patën interesim edhe dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani.