/2L ONLINE/ – Me lejën e dhënë nga Sulltani, para Fuqive të Mëdha, Ministri i Punëve të Jashtëme i Austro-Hungarisë Erental, në janar të vitit 1908, deklaroi se do të ndërtoi të ashtqujtur; “Hekurudhën e Mitrovicës”.
Në këtë mënyrë Vjena do të lidhet drejtpërsëdrejti në vijën hekurudhore që shkon nëpër vilajetet shqiptare Kosovë, Manastir dhe do të dilte deri në portin e Selanikut. Pra, kjo hekurudhë do të letësonte depërtimin austriak në dy vilajetet shqiptare.
Në kundërshtim të ndërtimit të kësaj hekurudhe ishte Rusia, e cila arriti marrëveshje me Anglinë, e cila marrëveshje çonte në përforcimin e kontrollit të këtyre fuqive në Turqinë evropiane.
Pra, përveç Austro-Hungarisë dhe Italisë, fuqit tjera që tregonin një interesim për Ballkanin, në atë kohë ishte Rusia, pastaj edhe Franca për të mbrojtur me forcë të drejat e Mirditës që ishin një komunitet shqiptar me konfesion katolik, por që në atë kohë angazhimi i Francës nuk ishte i mjaftushëm, nga se Franca ishte e angazhuar në Afrikën e Veriut.
Në kohë kur ishin shpallur reformat nga Sulltani nën trusnin e Fuqive të Mëdha për Maqedoninë, por që edhe në këto reforma për pakicat kombëtare, nuk ishin përfshirë shqiptarët.
Prandaj, shqiptarët ishin kundër këtyre reformave. Në vazhdën e përpjekjeve për realizimin e detyrave kombëtare, mbaheshin shumë kuvende ndër të cilët më i rëndësishmi në këtë kohë; ishte Kuvendi i Ferizajt, i cili u mbajt më 14-23 korrik të vitit 1908. Pjesëmarrës të këtij Kuvendi ishin:
Isa Boletini, Ferat Draga, Bajram Curri e shumë e shumë të tjerë, ndërsa si organizator të këtij Kuvendi më të zëshmit ishin Hasan Prishtina dhe Islam Pira.
Në këtë drejtim ndikim mjaft të madh kishte Vjena, që nëpërmjet ambasadorit të saj në Stamboll, Pavllaçinit, të kërkonte nga Porta e Lartë që të fus mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat shtetërore në viset shqiptare, duke e parë gjuhën shqipe si një aspirat të kombit shqiptar.
Prandaj, Vjena e paralajmëron Stambollin që mos të kundërshtonte atë, nga se Vjenës nuk i mungonte përkrahja e Berlinit.
Vrasja e Shemsi Pashës nga truprojet shqiptare në Manastir, i cili kishte ardhur për të shuar lëvizjet e mdha të forcave kryengritëse shqiptare, u dha (kjo vrasje e Shemsi Pashës) edhe një hovë më të madh forcave kryengritëse, e në veçanti kryengritësve në Ferizaj nga 5-23 korriku i vitit 1908.
Mirëpo, kjo u kthyer edhe në anënë refuzuese, si thuhej kundër ndërhyrjes gjermane, pra, propaganda e shqiptarëve nga ana e myslimanëve fanatik kishte rënë në një pikë që të bashkohej me atë të xhonturqëve dhe serbëve, ndonse ato ishin tejet kundërshtuese dhe shpërputhëse me njëra-tjetrën për nga synimet dhe qëllimet.
Në këto rrethana të rëndësishme është hallka dhe zhurma, pa marrë parasysh se kush do të nxirrte përfitimet, dhe kush do ti digjte gishtat.
Pra, shqiptarët fanatik kishin qëllim të mbronin Sulltanin, serbët donin pengimin e Austro-Hungarisë dhe të Gjermanisë dhe të bashkoheshin me qëllime të caktuara, që në ato rrethana revolta të orjentohej kah Vjena, për të penguar çështjen e hekurudhës, këtë e donin serbët. Prandaj, këto fokusime manipuluese të serbëve kryesisht ishin në vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit të nxitura edhe nga Rusia.
Identiteti kombëtar sprovohët përmes sfidave të bashkimit të tyre që bazën e kishin në hapjen e shkollave shqipe, nga se deri në vitin 1908, shkollat në Shqipëri kishin qenë të organizuara sipas linjave fetare myslimane, ortodokëse dhe katolike, pa të drejtë vijimi në shkollë, në gjuhën amtare shqipe.
Prandaj mund të themi se këto ishin lëvizje shumë të mdha që morën përkrahje edhe nga disa shtete përmes ambasadorëve të tyre siç ishte ambasadori i Vjenës në Stamboll, Pavllaçin, ku ai në emër të qeverisë së tij, i kërkoj zyrtarisht Perandorisë së Lartë kërkesën për futjen e mësimit në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat shtetërore në viset shqiptare, ku edhe u hapë një numër i madh i tyre. Mirësia e miqëve të mirë duhet falenderuar. /2L ONLINE/