Me rastin e pensionimit të zjarrfikësit të dalluar të Njësisë Zjarrfikëse në Viti Bejtullah Limani, kryetari i komunës Sokol Haliti e ka nderuar atë me mirënjohje, për punën dhe kontributin e deritanishëm si zjarrfikës.
Ndërkohë që i sapo pensionuari Bejtullah Limani, është shprehur se përkundër moshës dhe statusit të pensionistit, do të jetë i gatshëm që në rast nevoje ti ndihmoj kolegët e tij dhe në përgjithësi të jetë në shërbim të qytetarit.