“Jam shumë i nderuar që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,të ndajë këtë mirënjohje për z.Rami Veliun, për kontributin e pazëvendësuar në fushën e shëndetësisë!”, ka shkruar në profilin e tij, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.
Ja postim i plotë:
Miq,
Komuna e Gjilanit është duke shprehur respekt dhe konsideratë të vazhdueshme për njerëzit që kanë kontribuar me angazhimin e tyre që të jetë në qendër të vëmendjes vetëm zhvillimi dhe prosperimi i vendit.
Jam shumë i nderuar që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,të ndajë këtë mirënjohje për z.Rami Veliun, për kontributin e pazëvendësuar në fushën e shëndetësisë!
Njerëzit si baca Rami Veliu, meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë, ne përgjithmonë do të jemi krenar me punën e tyre!