Zëvendësuesja e drejtoreshës së përgjithshme e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka nderuar me mirënjohje dr. Ardian Shabanin, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë (Syve).
Mirënjohja i është dhënë për kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin dhe hapjen e shërbimeve të reja në Klinikën e Oftalmologjisë, si dhe uljen e referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore. /2LONLINE/