/2L ONLINE/ – Specifika kryesore e funksionimit të financave publike në shtetet unitare bashkëkohore është se financat kanë karakter të centralizuar përmes akteve juridike (kushtetutës dhe ligjeve financiare), të cilat japin bazë të mirëfilltë shoqërore dhe juridike, se financat si kategori ekonomike kanë dimenzion të centralizuar përmes akteve juridike.
Tërë jeta juridike që përcakton elementin juridik të financave si kategori ekonomike, lidhur me centralizimin e tyre, realizohet si rezultat i një koncenzusi politik mes partive parlamentare të cilat kanë fuqi politike për të përcaktuar përmes votës së tyre se si duhet akumuluar dhe shpenzuar paraja publike.
Miratimi i buxhetit kërkon hollësi studimore të karakterit fnanciar, ku përmes analizave komparative përcaktohet se si shteti në vitin e ardhshëm fiskal e ka planin për mbledhjen e të hyrave dhe njëkohësisht ka planin se si duhet ti shpenzojë paratë publike të akumuluara. Të gjitha hollësitë të cilat përcaktojnë detajet në projekt buxhet të akumulimit dhe shpenzimit të parasë publikenënkupton se kemi të bëjmë në mënyrë tipike me financa publike, mirëpo atëherë kur këto financa për të qenë ekzekutive dhe të drejta, duhet që ato duhet të marrin koloritet juridik përmes miratimit të ligjit për buxhetin, i cili ligj është sfidues për qeverisjen e vendit nga forcakt e koalicionit dhe këtu kemi të bëjmë me karakterin juridik të ligjit për buxhetin dhe të financave publike në përgjithësi.
Karakterisitka e shteteve unitare lidhur me konceptin e akumulimit dhe shpenzimit të parasë publike,është se që të dy këto dimenzione janë të përqëndruara dhe me kompetencë te një organizate qeveritare si Ministria e Financave e cila është kompetente për planifikimin e buxhetit dhe Kuvendi apo Parlamenti si organ qendror i cili është kompentent për miratimin e tij sepse këto kompetenca rrjedhin nga akti më i lartë juridiko politik i vendit siq është kushtetuta.
Sovraniteti financiar i vendit ju jep autorizime shumë institucioneve qendrore dhe lokale të vendit, lidhur me shpenzimin e parasë publike si rezultat se është miratuar ligji për buxhetin dhe këtu digresioni fiskal i vendit merr konotacion decentralizues në shpenzimin e tij ngase këtë e mundëson legjislacioni i vendit.
Trajtimi i buxhetit si kategori juridiko financiare është plotësisht një koncept i drejt dhe bashkëkohor dhe se miratimi i tyre në shtetet unitare është shumë më i thjesht dhe me procedura të lehta, sesa në shtet e përbëra apo te ato shtete të cilat kanë statusin e federatës apo konfederatës. Dallim esencial tjetër i cili është i theksuar në shtetet unitare,në raport me shtetet federative është se të shtetet unitare raportet financiare i takojnë vetëm pushtetit qendror sepse: akumulimi, planifikimin, miratimin dhe shpenzimii buxhetit bëhet përmes organeve qendrore të pushtetit, ndërsa në shtetet federative përveq organeve qendrore kompetenca të tilla kanë edhe njësitë federative.
Në Republikën e Kosovës ekziston struktura unitare e miratimit të buxhetit dhe shpenzimit të parasë publike, sepse të gjitha këto autorizime dalin nga kushtetuta e vendit.
Tiparet themelore të natyrës juridiko financiare të buxhetit në Republikën e Kosovës janë:
– Autoriteti kryesor në Kosovë për miratimin e buxhetit është Kuvendi i Kosovës,
– Planifikues i buxhetit ështëQeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave dhe mekanizmave të saj,
– Shpenzues të buxhetit janë të gjitha institucionet e Kosovës pasiqë të autorizohen nga Kuvendi i Kosovës përmes miratimit të buxhetit,
– Kuvendi i Kosovës është autoriteti përfundimtar që menaxhon dhe kontrollon mënyrën e zbatimit të buxhetit të vendit,
– Llojet e të hyrave dhe përcaktimi i normave tatimore është kompetencë e Kuvendit të Kosovës,
– Qeveria e Kosovës jep llogari përmes raportit financiar para Kuvendit të Kosovës lidhur me shpenzimin e buxhetit dhe
– Mos miratimi i buxhetit sjell rënien e qeverisë së vendit dhe krijon destabilitet politik të institucioneve qendrore.
Përfudnim:Buxheti si koncept financiar, merr koloritet juridik në momentin kur miratohet si rezultat i ndikimit të elementit politik, pasiqë miratimi i tij varet nga vullneti i forcave politike në kuvend. /2L ONLINE/ –
Autori është Ma.Sc. Burim Haliti – Master i shkencave juridiko-financiare