Trajneri i ekipit kombëtar të U-21 ka shpallur listën e futbollistëve që ka thirrur për ndeshjen miqësore kundër ekipit të Katarit, e cila do të zhvillohet më datë 6 gusht, në Dandy United Stadium, në orën 15:30.
Për këtë takim janë ftuar edhe katër lojtarë për herë të parë në ekipin kombëtar U-21. Ata janë Leart Pacarada i SV Sandhausen (Gjermani), Dreni Hoxha i Shalke 04 (Gjermani), Valmir Sulejmani i Hannover 96 (Gjermani) dhe Mërgim Vojvoda i Standard De Liege (Belgjikë).
Prurjet e reja sipas FSHF-së janë thirrur nga stafi i ekipit U-21 për shkak të paraqitjes së mirë që kanë pasur me klubet e tyre, por njëri prej tyre, Dren Hoxha u thirr vetëm pas deklaratave të media që dëshiron fanellën kuqezi.
Trajneri Skënder Gega shprehet se “janë të katërt lojtarë të talentuar, të cilët janë në planet tona për edicionin e ardhshëm. Për ta, pas kësaj ndeshjeje do të nisim procedurat për pajisjen me pasaportë”.