Kf. Gjilani ka barazuar pa gola në miqësoren e zhvilluar kundër Kekut.
Skuadra e Gjilanit luajti testin e 4-të miqësor në kuadër të përgaditjeve parasezonale.
Edhe në këtë duel patën mundësinë të provohen gjithë futbollistët që janë në dispozicion, ku ata edhe për kundër lojës së mirë që shfaqën në fushë, nuk arritën të realizojnë gol.
Vlenë të theksohet se edhe në takimin për skuadrën kuq e bardh pushuan disa lojtarë, për shkak të lodhjes dhe problemve muskulare.
Ndër ta ishin edhe ardhjet e reja Kushtrim Shabani dhe Semir Hadzibulic, të cilët nuk u inkuadruan në këtë takim.