Nga Zejnullah Jakupi
Për ne shqiptarët SHBA-të janë si ajri, uji dhe zjarri. Pa to as ne por as Rendi Botëror nuk mund të egzistojë. Në komentim tim për asociacionin kam dhënë këto ditë, herë pas herë, mendimin se duhet të marrim gjithnjë mendimin e SHBA-ve kur flitet për tema sensitive si ajo në veri. Se vazhdimisht po kemi përplasje dhe po na hasë sharra në gozhdë, është për fajin tonë.
Më vjen keq që vazhdimisht po konfrontohemi me politkën e jashtme amerikane rreth veriut të Kosovës.
Kryeministri Kurti duhet vërtetë t´i dëgjojë amerikanët përndryshe është e kotë e gjithë përpjekja që u bë deri tani…Asnjë shtet sot në botë, pra as Gjermania, Austria, Franca, Italia, Japonia etj nuk mund ta kundërshtojë SHBA-në në politikën e jashtme, por as edhe në politikën e brendshme, sepse, dihet, çdo gjë duhet të jetë në koordinim me SHBA-në.
Aq më shumë i duhet Republikës së Kosovës të koordinohet me SHBA-në, sepse edhe shteti ynë i pavarur është konstrukt amerikan dhe ky shtet u bë vërtetë nga SHBA-të dhe vendet tjera mike.PS: Shtëpia e shqiptarit është shtëpia e mikut!
Në shumë foto, shih zyrën në kryeministri, shihet tash e 24 vite, se si zoti i shtëpisë – kryeministri ulet në krye të vendit, e mysafirët/miqtë në rendin e dytë. Na duhet një tavolinë ku ulet kryeministri me miqtë në mënyrë të barabartë, kështu do të duhej të ishte. Sepse fotografia e vë të zotin e shpisë në lajthitje. I jep atij përshtypjen se është më i fuqishëm se miku, kushtimisht po e themi.
Ne kemi miqësi të përhershme me SHBA-në, prandaj nuk duhet t´ia kritikojmë të dërguarit, diplomatët, nuk është puna jonë.SHBA ka strategji për Ballkanin, pra, e ka interes nacional dhe pavarësisht se kush vije në pushtet, nuk ndryshon kjo politikë. Politika amerikane udhëhiqet nga lobi hebre- izraelit që poashtu janë miqtë tanë. Shqiptarët e kanë dëshmuar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore kur kanë strehuar hebrenjtë. Që nga ajo kohë, dhe pas luftës, si nga shteti Izrealit por edhe nga lobi i popullit mik hebre, shqiptarët përbëjnë, ta themi „aksin trekëndshor Izrael- SHBA-Shqipëri/Kosovë (me diasporën shqiptare, kudo që ata ndodhen).
Ne asnjëherë nuk duhet të jemi të luhatshëm në këtë rrugëtim. Shqiptarët nuk kanë të kaluar si serbët. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë patur Jasenovac ku u pushkatuan, ku u vranë me mijëra hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë ndodhi në Jasenovac?
Kampi i Përqendrimit në Jasenovac ishte i vetmi kamp i shfarosjeje në Evropën Juglindore gjatë Luftës së Dytë Botërore në të cilin ndodhën vrasje sistematike pa pjesëmarrjen gjermane. Serbët, hebrenjtë, romët dhe kundërshtarët e regjimit, duke përfshirë kroatët dhe myslimanët boshnjakë, vdiqën në kompleksin e kampit të Jasenovacit. Viktimat e Jasenovacit ishin:
Gjithsej kishte 59,188 viktima të kompleksit të kampit të Jasenovacit (përfshirë Stara Gradiška) 33,944 serbë, 9,044 hebrenj, 6,546 kroatë dhe 1,471 romë.
Serbia (forcat e saja ushtarake paramilitare) u bombarduan, u luftuan si në Bosnje, pastaj edhe në Kosovë. SHBA me forcat e NATO-së shporri shtetin e ish- Jugosllavisë, Serbinë hemogjene.
E tani pse të frikësohemi kur kemi mbështetje nga SHBA, nga Kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme, pastaj edhe nga vet Presidenti Joe Biden. Ne në asnjë rast nuk duhet ta kundërshtojmë përkrahjen e amerikanëve, sepse biem ndeshë me idealetë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, e kthejmë përmbys gjithë ndihmën nga fillimvitetet 90 të shekullit 20.
Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë se ne jemi bërë faktorë domonues në Ballkan, faktor paqeje dhe stabiliteti, faktor zhvillimi dhe progresi të përgjithshëm, falë ndihmës dhe përkrahjes amerikane. Deri dje, kur nuk e kemi patur këtë përkrahje, kemi qenë në bunkera dhe të humbur diku nëpër fshatra, si bujqë pa të drejte nacionale, ishim në sundimin serb njëqind vjeçar pa liri nacionale, pa liri besimi, liri të pronës dhe ate politike.
Ne duhet ta dijmë se SHBA është përkrahësi i popullit, i shteteve dhe i egzistencës sonë në Ballkan. Ne nuk duhet asnjëherë ta humbim besimin në SHBA-në dhe popullin amerikan. As tash nuk duhet të kemi dyshime, sepse SHBA na ndihmon dhe na udhëzon se si të sillemi lidhur me ngjarjet në veri.
SHBA-të janë alergjike edhe sa i përketë orientimit tonë ideologjik. Ata mbajnë evidenca, marrin shënime dhe informohen mirë. Janë të ndieshëm ndaj komunizimit dhe ideologjisë majtiste, dhe këtu duhet patur kujdesë. Gjithsesi amerikanët nuk i luftojnë partitë socialdemokrate si ato në Gjermani, Suedi, Austri, por nuk e luftojnë as një të tillë që po e ngritë Albin Kurti në Kosovë. SHBA nuk e luftoi Partinë Socialiste as Edi Ramën në Shqipëri edhe pse shumë kush e kishte menduar këtë, por ndodhi e kundërta, Sali Berisha, kryetari i PD-së, i partisë së djathtë u shpallë personi non grata, e çuditshme, por realitet , gjithesesi jo vendim i mirë por ndodhi? Ka shumë kundërshtarë këndej dhe andej kufirit që duan të na hasmërojnë.
E kur jemi te SHBA-të, dihet tashmë se SHBA-të janë përpara të gjithëve me info dhe shërbimin intelegjent. Ata e përkrahin ekonominë e tregut dhe nuk e përkrahin asnjë iniciativë- qoftë edhe të një medium publik që ndërtohet me strukturë shoqërore, por e preferojnë privaten, ekonominë e lirë. Ne, shqiptarët, pra jemi popull ndërmarrës, sepse edhe e kemi vuajtur të kaluarën ish-komuniste dhe socialiste. Ne jemi antikomunist në thelb dhe e duam dhe na shkon mirë ekonomia e tregut dhe biznesi dhe kurrë nuk kemi patur sukses me pronat dhe ekonomitë kolektive.
Kur jemi tek asociacioni, ne duhet të këshillohemi me amerikanët. Siç e thanë të dërguarit, ne do të duhej ta bëjmë planin vetvetiu, ashtu siç kemi premtuar, për interes të Kosovës, por edhe për interes të Amerikës dhe popullit mik amerikan. Ne tash e kemi krijuar bazën. E kemi kushtetutën, ligjet e miratura e mes tyre edhe marrëveshjet si ajo e 19 prillit 2013 e këndej e deri tek Marrëveshja e Ohrit. Nuk na duhet asnjë konfrontim, qoftë ai ideologjik, fetar, apo politik, por na duhet vetëm besim dhe besnikri, përkushtim dhe empati për njëri tjetrin. Nuk duhet të hapim debat diskursi por as grindje verbale se kush prej nesh e do apo kush e urren më shumë SHBA-në. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Debatet moraliste lidhur me ideologjitë, imperiaalizmin, teoritë e politikës ndërkombëtare mund të bëhen në debate shkencore në univerzitet por jo në qeveri dhe në komunikimet e qeverisë me SHBA-në.
Ja pse duhet të implementohet asociacioni?
Implementimin e asociacionit duhej ta përkrahë edhe opozita, e ky propozim nënkupton implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje për të cilin edhe kryeministri Kurti është zotuar se do ta implementon. Kjo nënkupton autonomi për sërbët në veri- ose siç thuhet „vetëmenaxhim“. Kjo nënkupton, jo ndarje, por integrim dhe zhvillim.
Për tu shtensionuar gjendja në veri duhet të shpallen zgjedhjet e reja për katër komunat serbe, ku do të marrin pjesë të gjithë partitë politike në ato komuna duke përfshirë edhe Listën Serbe. Për të arritur këtë objektiv do të duhej të tërhiqen forcat e policisë speciale, ndërsa sigurinë atje ta garantojë policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.
Pasi të bëhen zgjedhjet më pas duhet të bëhet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Kosova si shtet ta formojë asociacionin dhe me formimin e tij do të pasojë njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës e me këtë do të mundësohet pranimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe anëtarësimi në BE dhe NATO.
S´pari, me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë merr fund konflikti i ngrirë në veri. Katër komunat vetëqeverisen ose menaxhohen nga fituesit e zgjedhjeve dhe administratës atje. Natyrisht bërja e asociacionit duhet të jetë brenda kornizave të Republikës së Kosovës.
Pranimi i Kosovës në OKB dhe BE duhet të bëhet me këtë garanci se katër komunat serbe dhe asociacioni është brenda Republikës së Kosovës dhe integrimi i tij dhe implementimi i marrëveshjes ndërkombëtare të jetë si kushtë për integrimet në BE dhe NATO.
Në kushtetutën e Asociacionit që gëzon të drejtën e menaxhmit dhe qeverisjes, kushtetutës, të sanksionohet e drejta për tu mos u ndarë nga Kosova, pamundësia për t´ju bashkangjitet një territori ose shteti tjetër siç është Serbia.
Me këtë miratim të asociacionit Kosova e plotëson kushtin edhe për tu integruar në BE dhe në OKB sepse me këtë shteti i Kosovës i ka të integruar të gjithë pjesët e saja brenda shtetit të vet dhe përgjithmonë kjo pjesë do të jetë regjioni më i zhvilluar dhe tërheqës për investime dhe zhvillim të biznesit dhe turizmit, vend i bashkëpunimit ndërkulturor në të gjitha aspektet. Me këtë arrihet qëllimi që veriu i Kosovës do të jetë shembull për gjithë rajonet e Evropës Juglindore. Me këtë do të shpejtohet edhe procesi i pajtimit mes popullit shqiptar dhe atij serb dhe duke mundësuar një Open Ballkan të integruar në BE dhe në NATO, për dyja shtetet dhe natyrisht ky është edhe qëllimi strategjik i SHBA-ve.
Bërja e asociacionit e çliron edhe Kosovën dhe shqiptarët nga energjitë negative, sepse pas mbylljes së këtij kapitulli njerëzit do të fillojnë të brengosen për probleme tjera jetësore, ato të mirëqenies dhe nuk do të përdoret më veriu i Kosovës si pikë referimi në kohë zgjedhes as për të luftuar oponentët politikë brenda dhe jashtë Kosovës.
Me të bërë të asociacionit me të drejta të autonomisë së plotë brenda shtetit të Kosovës, duhet tu lënë serbëve lokal në veri dhe në pjesë tjera, mundësinë e dy shtetësisë, lidhjeve kulturore, ekonomike dhe të investimeve nga Serbia dhe shtetet fqinje dhe të ndihen komod në komunat e tyre dhe nuk do t´ju mungojë asgjë brenda territorit ku ata jetojnë. Serbët lokal janë qytetarë të Republikës sonë. Ata duhet trajtohen si pasuri kulturore dhe themel i shtetit të Kosovës.
Integrimi i serbëve në veri me implementimin e Asociacionit duhet të bëhet, edhe për interesa të shtetit të Kosovës dhe serbëve lokal, ashtu siç e thonë edhe SHBA-të, në mënyrë që të rikthehet zhvillimi ekonomik për atë pjesë dhe natyrisht kjo është në të mirë të gjithë Kosovës. Gjithsesi na duhet një përafërim me serbët lokal, na duhet një bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor-politik dhe ekonomik mes nesh. Një multietnicitet në formën e një inkluziviteti do ta bënte Kosovën dhe rajonin vend atraktiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për gjithë Evropën. /2LONLINE/