/2L ONLINE/ – Pas vitit 1999, pjesa më e madhe e shteteve kanë ndihmuar në rimëkëmbjen e vendit tonë të shkatërruar nga lufta. Kanë ndihmuar miq e armiq. Miqtë me qëllime për të na lehtësuar “ringjalljen” e armiqtë për të na mjegulluar rrugën e ringjalljes.
Statistikat tregojnë se investimet më të mëdha i kanë bërë shtetet evropiane dhe ShBA. Investimet e bëra nga këto shtete janë orientuar në investime që vendosin dhe forcojnë themelet tona si familje, shoqëri dhe shtet.
Dhe, në të gjitha projektet e kryera nga këto investime, në asnjë rast nuk është kërkuar që me çfarëdo veprimi të cenohet identiteti i jonë kombëtarë apo ndonjë traditë. Janë vendosur pllaka që komuniteti të njoftohet për projektin dhe për investitorin dhe në asnjë rast nuk është kërkuar që të hiqet ndonjë simbol i yni apo diçka që cenon integritetin tonë familjarë, kombëtarë apo fetar.
Rasti i përdhosjes se simboleve kombëtare nga investitori turk TIKA në shkollën “Elena Gjika” flet për qëllime armiqësore të kësaj organizate. Aq më tepër, publikimi nga Vikeliks i kabllogrameve, për zyrtarët e Vetëvendosjes me qeverinë turke, për një vend normal është akt i pastër spiunazhi, të cilën kjo parti po e kamuflon në emër të kauzave të bashkimit kombëtare, kurse nga brenda lejon përdhosjen e simboleve kombëtare. Gjejeni praktikisht, kush janë armiqtë e kush janë miqtë? /2L ONLINE/