Me qëllim të trajtimit të të drejtave dhe lirive të fëmijëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi shefen e zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman.
Të dy palët diskutuan rreth aspektit ligjor përkitazi me kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe obligimeve të shtetit në përmbushjen e plotë të të drejtave të fëmijëve, si dhe për rolin e jashtzakonshëm të UNICEF-it në këtë drejtim, kudo në botë, e veçanërisht në Kosovë.
Të dy palët u dakorduan për bashkpunim të vazhdueshëm. /2LONLINE/