Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë me dije se të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për automjetet.
“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes së rrugëve, të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja gjatë tërë kohës po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve. Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë. Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjës gjatë kësaj kohe”, është thënë në njoftim.