DYLON

Ministria e Infrastrukturës financon projektin për asfaltimin e rrugëve lokale në Kllokot

Kllokot
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe nënkryetari i Komunës së Kllokotit, Hasan Rashiti, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit të asfaltimit të rrugëve lokale në komunën e Kllokotit (Mogillë dhe Kllokot).

Me anë të këtij Memorandumi, MI do të financojë këtë projekt infrastrukturor në vlerë prej 50,000 eurosh.Ndërsa, Komuna e Kllokotit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

EkoHigjiena

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.