Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim, Lana Morton Owens, Këshilltare Ligjore në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe znj. Drita Perezic, Këshilltare e Lartë në ICITAP.
Temë diskutimi në këtë takim ishte forcimi i bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-ve në sundimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, ministri Veliu e falënderoi znj. Owens për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë deri më tani në këto fusha me rëndësi dhe u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej./2LONLINE.com/