DYLON

Drejtoresha Suna Zajmi-Krasniqi viziton QMF-të në Roganë dhe Hogosht si dhe pikën kufitare “Dheu i Bardhë”

Drejtoresha Suna Zajmi-Krasniqi viziton QMF-të në Roganë dhe Hogosht si dhe pikën kufitare “Dheu i Bardhë”
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka vizituar ekipen mjekësore të vendosur në kufirin tek “Dheu i Bardhë”, si dhe QMF-të në Roganë dhe Hogosht të Kamenicës.

Gjatë këtyre vizitave u diskutua lidhur me situatën momentale të krijuar nga COVID-19 dhe menaxhimin e saj nga personeli mjekësor në Komunën e Kamenicës.

Drejtoresha, Suna Zajmi-Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për gatishmërinë dhe punën e palodhshme të treguar gjatë këtyre muajve.

EkoHigjiena

“Falënderojmë gjithë personelin mjekësor që gjatë kësaj periudhe ka dhënë maksimumin duke punuar pa ndalur. Përpos në QKMF dhe QMF-të tjera, ekipet mjekësore tani janë duke menaxhuar edhe kufirin e “Dheut të Bardhë”. Shpresoj që deri në fund të kësaj pandemie do të ecë gjithçka siç është më së miri”, tha Zajmi-Krasniqi.​ /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.