Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë komunën e Gjilanit ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Vizita do të bëhet nesër, më 9 shtator, duke filluar nga ora 11:00, në objektin e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Më pas, vizita do të vazhdojë në Shtabin Emergjent të kësaj komune. /2LONLINE.com/