“Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë si Ministër me shqetësim të madh pranuam lajmin për plagosjen e zyrtarit policor sot në mëngjes”, thuhet në reagimin e minsitrit të MPB-së Agim Veliu.
“Sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj dhe shpreh gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre.
Policia e Kosovës është shembull për punën, përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, mirëpo ajo po goditet shumë herë nga ata që për interes kanë de-stabilizimin, kaosin dhe përfitimet nga aktivitetet kriminale.
Secili zyrtar policor është një kujtesë e rreziqeve me të cilat përballet Policia jonë gjatë shërbimit ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë.
Shoqëria jonë duhet t’i dënojë këto akte dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës në parandalimin dhe zbulimin e rasteve të tilla.
Zyrtarët policorë në baza ditore vënë jetën e tyre në rrezik për mirëqenien tonë andaj respekti, integriteti, profesionalizmi i tyre na bënë krenar dhe obligues të gjithëve për mbështetjen dhe ndihmën e pa rezervë për Policinë tonë.
Me këtë rast, unë si Ministër i Punëve të Brendshme i dëshiroj shërim të shpejtë zyrtarit policor, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera përgjegjëse për zbardhjen e rasteve të tilla sa më shpejtë.
Ju na mbani të sigurt dhe jepni çdo gjë nga vetja juaj, faleminderit për guximin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në fund të reagimit të minsitrit Veliu.
Përndryshe, një grabitje ka ndodhur në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Të dyshuarit për t’i ikur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri, me këtë rast ka mbetur i plagosur një polic.