Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj ka pritur në takim zëvendësambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, znj. Colleen Hyland me të cilën diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi zëvendësambasadoren se plani operacional për ndalimin e zyrtarëve serb, të cilëve nuk iu është dhënë leja e hyrjes në territorin e Kosovës është bazuar tërësisht në Ligjet e Kosovës.
Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi znj Hyland se organet e rendit janë të angazhuara në secilën pjesë të territorit të Kosovës dhe se gjendja është e qetë në tërë vendin.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që institucionet e vendit duhet të vazhdojnë përkushtimin e tyre për integrimin e plotë të pjesës veriore në jetën socio-politike të Republikës së Kosovës.