Ministri në detyrë i punëve të brendshme Bajram Rexhepi nuk beson që Gani Geci ka ikur nga Kosova. Ai ka shtuar se janë të palogjikshme të thënat e familjarëve të Gecit, të cilit deklaruan e familjari i tyre është jashtë territorit të Kosovës. Sipas ministrit në largim, në ditën kur ndodhi vrasja, zyrtarët e shtetit nëpër kufij kanë qenë në krye të detyrës. Ai shtoi se nëse Geci arriti të dal jashtë territorit të Kosovës, atëherë do të jetë e vështirë që ai të kapet.
Këto komentet ai i bëri pas një ceremonie të dorëzimit të mjeteve për sigurimin e kufirit nga ambasada amerikane. Shefja e kësaj të fundit Tracy ann Jakobson, tha se parlamenti I Kosovës duhet sa më shpejtë të funksionalizohet dhe të miratoj në plotësi ligjin për ata që shkojnë për të luftuar në tokat e huaja.