Në Superligën e Kosovës u zhvillua derbi i Anamoravës midis Dritës dhe Gjilanit, ndeshje kjo që ka zgjuar interesim edhe në Maqedoni.
Kjo për faktin se pjesë e këtyre dy skuadrave janë edhe disa futbollistë nga Maqedonia, e që të në kaluarën kanë luajtur në futbollin maqedonas.
Një ndër ta është edhe Ardian Cuculi, një ndër futbollistët më mirë të paguar në Superligën e Kosovës, i cili njihet si një mik i afërt me Ministrin e Ekonomisë së Maqedonise se Veriut, Kreshnik Bekteshi.
Ky i fundit duke shfrytëzuar ditën e diel, ditë pushimi kishte vendosur që të udhëtojë drejt Gjilanit, për të përkrahur shokun e tij, të cilin e ka ndjekur edhe më herët duke qenë pjesë e Shkëndijës, apo edhe Partizanit të Tiranës.
Prezenca e Bekteshit doli të jetë me fat për Ardian Cuculin dhe skuadrën e Dritës, që shënoi fitore 2:0 përballë Gjilanit. Në shenjë respekti Cuculi pas përfundimit të ndeshjes i’a dhuroi fanellën e tij me numrin 6-të mikut. Kreshnik Bekteshi.
Ardian Cuculi luajti titullar, bashkë edhe me Bunjamin Shabanin, ndërsa në bankinë qëndruan portieri Darko Tofiloski dhe Izair Emini.
Në anën tjetër te Gjilani për gjatë 90-të minutave luajti Muhamed Useini.