Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, z Ekrem Mustafa theksoi se mision kryesor i MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe në shumë projekte të përbashkëta mes dy institucioneve.
Ndërsa z. Braathu i konfirmoi ministrit Mustafa se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë.