Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim përfaqësues të qytetarëve me origjinë nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga Fikri Mehmeti.
Në këtë takim u diskutua për çështjet që preokupojnë qytetarët nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Ministri Mustafa shprehi gatishmërinë e tij që ministria të cilën e drejton do të ju ofroj zgjidhje për problemet e tyre në bazë të kompetencave që ka si dhe mbetet i përkushtuar për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu u diskutua edhe për problemet rreth dokumentacionit për qytetarët e Luginës së Preshevës sidomos për nxënësit dhe studentët.