Në kohën kur e gjithë bota demokratike po përjeton krimet e forcave ruse mbi popullin e Ukrainës, Ministri serb Vulin, bënë homazhe dhe thurrë elozhe për “heroizmin” e “Kasapit të Ballkanit” dhe kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.
Vulin, fyejti edhe gjithë ato viktima, civil të pafajshëm, në Masakrën e Reçakut, që nënkupton se fyejti edhe gjithë viktimat e gjenocidit të urdhëruara nga “heroi” i tij, duke mohuar gjenocidin e forcave kriminale serbe mbi popullin shqiptar të Kosovë, për çka edhe u ndërhy nga aleanca e vendeve demokratike më 1999.
Kur një ministër i një qeverie të një shteti i cili aspiron në Bashkimin Evropian, nderon dhe glorifikon të bëmat e një krimineli, duhet të jetë alarm për qarqet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të BE-së dhe gjithë botës perëndimore demokratike.
Ky është provokimi i tij i orkestruar i radhës, që nënkuptohet kërcënim ndaj Kosovës, Bosnes e Kroacisë dhe popujve të tyre viktima të krimit të Serbisë së Millosheviqit, i cili përveç nga Vulin është lavdëruar edhe nga presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq.
Paqja, siguria, stabiliteti e demokracia perëndimore janë të zbehta me mendje e qasje të tilla primitive, antihumane dhe anticivilizuese.
Kjo qasje djallëzore nuk shqetëson Republikën e Kosovës dhe popullin e saj i cili nuk harron kurr, sepse Liria dhe Pavarësia e saj, tanimë janë realitet i fuqishëm, dhe se shteti i Kosovës qëndron natyrshëm mbi bazamentin e vlerave euroatlantike.
Është momenti i fundit për rreshtimin në anën e duhur të historisë, kërkim-falje, dënimin e kriminelëve serb, si dhe duke mos jetuar me mitet e rrejshme e mendjet e sëmura nga urrejtja. /2LONLINE/