Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti në takim ish-komandantin e Divizionit të Kukësit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Kudusi Lame.
Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu mirënjohje gjeneral Lames për kontributin e madh të tij dhe gjithë ushtarakëve të FARSH, të angazhuar gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Në vazhdim, ministri Mehaj dhe zëvendësministri Syla së bashku me gjeneral Lame diskutuan për mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike globale.
Ata u pajtuan se orientimi euroatlantik i Shqipërisë dhe Kosovës është përcaktim yni i natyrshëm dhe se zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes së dy vendeve mbi konceptin e mbrojtjes së SHBA-së dhe NATO-s është realitet i fuqishëm të cilin duhet ta ruajmë dhe forcojmë në vazhdimësi. /2LONLINE/