Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti në vizitë grupin e bursistëve të programit të doktoraturës të Konrad Adenauer Stiftung (KAS) të Gjermanisë, së bashku me profesorët e tyre dhe Zv. Presidenten e KAS-it, Prof. Dr. Beate Neuss.
Me këtë rast, Ministri Mehaj, i njoftoi të pranishmit me pozicionin shtetëror në kontekstin gjeopolitik si dhe objektivat strategjik nacional dhe ministror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Më pas, Ministri Mehaj iu përgjigj pyetjeve të shumta të mysafirëve që dëshmuan interesimin e lartë të tyre për të gjitha aspektet e që përkonin fushën e studimeve të tyre, me fokus studimeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. /2LONLINE/