Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifin.
Me këtë rast, ministri Mehaj dhe ministri Latifi, diskutuan për konceptin më të mirë dhe më efikas për zhvillimin, avancimin dhe funksionalizimin e sistemit mjekësor ushtarak, si një ndër komponentët më të rëndësishme operacionale.
Ministri Mehaj theksoi se takimet e tilla shërbejnë për realizimin e projekteve të përbashkëta me qeverisje efektive, gjithnjë në të mirë të vendit dhe qytetarëve. /2LONLINE/