Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla dhe gjeneralmajor Irfete Spahiu, priti në takim Komisioneren Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, dr. Eva Högl, të shoqëruar nga ish-Komisioneri Reinhold Robbe.
Në këtë takim u diskutua për procesin e realizimit të konceptit të Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Mehaj falënderoi palën gjermane për kontributin e dhënë duke theksuar se eksperienca e Bundestagut Gjerman, ashtu si në sferat tjera, është shumë e rëndësishme edhe në funksionalizimin e Komisionerit Parlamentar për FSK-në.
Nga ana e saj, dr. Eva Högl, uroi ministrin Mehaj për miratimin e javës së kaluar të Projektligjit për Komisionerit Parlamentar të FSK-së dhe e siguroi atë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në procesin e funksionalizimit të këtij institucioni shumë me rëndësi. /2LONLINE/