Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot mbajti Konferencë për Media në prezantimin e të arriturave kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë periudhës njëvjeçare të qeverisjes së tij si Ministër i Mbrojtjes.
Me këtë rast, ai përmendi të arriturat në fushat funksionale të Ministrisë me shifra dhe fakte, si dhe reformat e përfunduara dhe ato në proces e sipër.
Më pas Ministri Mehaj u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm të cilët në fund i falenderoi dhe u shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të pasqyrimit profesional dhe objektiv të të gjitha aktiviteteve të tij, Ministrisë dhe FSK-së në përgjithësi.
Në fund, Ministri Mehaj, u rikujtoi se puna mbi parimin e transparencës dhe llogaridhënies para mediave dhe qytetarëve tanë do të vazhdoj si çdoherë dhe i ftoi mediat për bashkëpunim të plotë edhe në të ardhmen. /2LONLINE/