Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot mori pjesë në mbledhjen virtuale ndërmjet ministrave të 44 shteteve të botës të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA, Lloyd J. Austin III, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se që nga 24 shkurti i këtij viti ne e kemi të qartë që Rusia përbën rrezik permanent për shtetet fqinje të saj por dhe për sigurinë dhe stabilitetin në botë.
Gjithashtu, Ministri Mehaj ndërlidhi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe gjenocidi ndaj popullit ukrainas, tmerret të cilat po i përjetojnë, me atë që kemi përjetuar ne në vitin 1998/99.
Ndër të tjera, Ministri Mehaj ritheksoi përkrahjen e plotë të sanksioneve të vendeve aleate ndaj Rusisë, dhe gatishmërinë për mbështetje në koordinim me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në, duke aluduar në strehimin e refugjatëve dhe për gazetarëve ukrainas të cilët janë të rrezikuar çdo ditë nga agresori rus.
Ai në fund ritheksoi fuqishëm, se ne jemi krah për krah me SHBA-në dhe kundër çdo kërcënimi dhe rreziku që cenon sovranitetin e shteteve demokratike.
Pjesëmarrja e Ministrit Mehaj në këtë mbledhje dëshmon fuqishëm besimin e plotë të aleatit tonë kryesor strategjik, SHBA-së, në Republikën e Kosovës, institucioneve dhe lidershipit të saj në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë. /2LONLINE/