DYLON

Avokati i Popullit diskutoi për të drejtat e njeriut në Gjilan

Avokati i Popullit diskutoi për të drejtat e njeriut në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Gjilani ishte qyteti i radhës ku Avokati i Popullit takoi përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues nga institucionet lokale, si pjesë e fushatës “Barazi për të gjithë”.

Në këtë tryezë u diskutua gjendja e të drejtave të njeriut në regjionin e Gjilanit dhe u hapën çështje të ndryshme nga përfaqësuesit më të cilat ballafaqohen në vendin e tyre të punës.

EkoHigjiena

Mungesa e qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuar vazhdon të jetë një sfidë për këtë komunitet si në shkolla por edhe nëpër institucione publike. Po ashtu, punësimi i këtyre personave është një sfidë tjetër, duke theksuar punësimin më të madh të tyre nëpër institucione qendrore.

Numri i vogël i punëtorëve social në komunën e Gjilanit paraqet po ashtu një sfidë të madhe për funksionim adekuat në ofrimin e shërbimeve sociale.

Po ashtu, nga pjesëmarrësit u kërkua që të krijohen aktet nënligjore që obligohen nga Ligji për Mbrojtje të Fëmijëve, të cilat akte do të sjellin shërbime tjera mbrojtëse për fëmijët.

Vëmendje u kërkua po ashtu për pozitën e grave që punojnë në sektorin privat dhe që pozita e tyre është e vështirë, si mungesa e kontratave dhe kushtet tjera të punës.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj falënderoi pjesëmarrësit për temat që kanë shtjelluar dhe ofroi përgjigje për çështjet e ngritura. “Është me rëndësi të madhe që shkeljet e të drejtave të njeriut të raportohen. Nuk kemi mandat ekzekutues por presioni ynë mund të ndryshojë situatën,” tha z. Qelaj. Ai foli po ashtu për zvarritjen e lëndëve nëpër gjykatat vendore dhe e theksoi si një të shkelur sistematike të të drejtave të njeriut.

Kjo tryezë u mundësua nga projekti i BE-së “Mbështetja e BE-së për Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.