Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku u prit nga presidenti i këtij institucioni, Ismail Demir, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen shtet me shtet (Government to Government), për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.
Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, Ministri Mehaj e njoftoi Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO, ku mes tjerash ai theksoi se në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme.
Nga ana e tij, z.Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet. /2LONLINE/