Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, udhëtuan për në Washington për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022”.
Përveç takimeve gjatë panairit me përfaqësues të kompanive të industrisë amerikane të mbrojtjes, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari do të takohen edhe me Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) dhe James Hursch, Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneral Daniel R. Hokanson.
Gjithashtu, gjatë vizitës katër ditore pritet të takohen edhe me personalitete tjera të larta politike e ushtarake, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Vizita përkatëse e Ministrit Mehaj dhe Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. /2LONLINE/