Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizitoi Mauzoleun Anitkabir, vendin ku prehet në paqe Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë moderne.
“Jeta dhe vepra e Ataturkut vazhdon të shërbejë si shembull përgjatë mbarë botës për çdo udhëheqës që beson në vlerat demokratike, në barazinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Personalitete të tilla nuk harrohen asnjëherë”, u shpreh ministri Maqedonci. /2LONLINE/