DYLON

Ministria e Mbrojtjes dhe Oda e Farmacistëve kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi

Ministria e Mbrojtjes dhe Oda e Farmacistëve kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës sot kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, i cili synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të të dy institucioneve, duke u bazuar në funksionet organizative të tyre.

Ky memorandum u nënshkrua nga komandanti i Regjimentit të Mjekësisë në FSK, kolonel Xhevdet Tahiraj dhe kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi. Me këtë rast, i pranishëm ishte zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

EkoHigjiena

Përmes kësaj marrëveshje, ndër tjerash parashihet bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, përkatësisht Regjimentit të Mjekësisë dhe Odës së Farmacistëve të Kosovës për përmirësimin e pozitës së farmacistëve në institucionet ushtarake dhe avancimin e shërbimeve farmaceutike në Ministrinë e Mbrojtjes dhe organeve vartëse të saj. Po ashtu, FSK do të fillojë përgatitjet për krijimin e kuadrove të reja të specializimeve të veçanta ushtarake të farmacistëve, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kuadër të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ndërsa, Oda e Farmacistëve të Kosovës do t’i ofrojë FSK-së të gjithë kuadrin e saj profesional në gatishmëri për çështjet nga fushëveprimi i farmacisë, me qëllim të sigurimit të shërbimit sa më cilësor për nevojat ushtarake të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.