Nën drejtimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Komisioni Ndërministror per ndërmarrje publike me përbërjen e re ka mbajtur takimin e parë, ku janë shqyrtuar dhe janë marrë një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me këto ndërmarrje.
Në këtë takim Komisionit Ndërministror aprovoi raportet e Ndërmarrjeve Publike për vitet 2015 dhe 2016; ndryshimin e emrit të KRU Radoniqi në Gjakovë në KRU Gjakova dhe krijimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendrat Multifunksionale” SHA në Mitrovicë.
Kreu i MZHE-së në cilësinë e kryesuesit të këtij Komisioni duke komentuar raportet e Ndërmarrjeve Publike është shprehur i pakënaqur me performancën e tyre, andaj theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet në ditët në vijim. Ato janë proceduar në Qeveri ku pritet të përcaktohen dhe identifikohen problemet dhe të ndërmerren masat e duhura.
Në takimin e Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike morën pjesë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Albena Reshitaj, Ministri i Infrastrukturës – Pal Lekaj, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë – Bajram Hasani dhe Zëvendësministri i Financave – Mustafë Grainca.