Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,Laszlo Markus, dhe zyrtarët e kompanisë ajrore hungareze të navigimit “Hungaria Kontroll”.
Në këtë takim u bisedua për hapsirën e lartë ajrore të Kosovës e cila mbikqyret nga kompania “Hungaria Kontroll”në bashkëpuni me NATO-n.
Me këtë rast ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin hungarez Markusz dhe zyrtarët e “Hungaria Kontrollit”, për punën të cilën janë duke e realizuar në kontrollimin e hapsirës së lartë ajrore të Kosovës. Ministri Lekaj kërkoi nga bashkëbiseduasit që të ndihmohet stafi i Agjesionit nnavigimit Ajror të Kosovës, me trajnimet e adekuate.
Ndërsa, ambasadori Markusz, theksoi se edhe në të ardhmen Hungaria dhe kompania e navigimit ajror “Hungaria Kontroll” do të vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Ambasadori poashtu tha se Kosova duhet që të vendos se si do të investojë në të ardhmen në investime kapitale si dhe kthimin e këtyre investimeve, në të mirën e zhvillimit të vendit.
Në fund të këtij takimi u vendos që të gjendet format e duhura për investime kapitale, konkretisht në disa sisteme që janë të nevojshme dhe që janë kusht i domosdoshëm për t’u plotësuar.
Në të njëjtën kohë u tha se nevojiten mjete financiare për të përgatitur burimet njerëzore të Agjensionit për Navigimin Ajror, që në të ardhmen do t’a menaxhojnë hapsirën e lartë ajrore të Kosovës.