Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi me bashkëpunëtorë zhvilluan sot një takim me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare lidhur me zbatimin e konceptit të Mjekësisë familjare në kuadër të Kujdesit parësor Shëndetësor.
Ministri Latifi ka falënderuar punonjësit e Kujdesit Parësor Shëndetësor për angazhimin gjatë COVID-19 dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa drejtuesve të QKMF-ve u ka shprehur mbështetjen e MSh-së për realizimin e objektivave të punës me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta.
Në këtë takim janë trajtuar tema si zonimi, lista e pacientëve, përdorimi I telemjekësisë në shërbimet shëndetësore të Kujdesit Parësor dhe ndërlidhje me nivelet e tjera, përdorimi i ueb aplikacionit në kuadër të Sistemit të Informimit Shëndetësor, furnizimi me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale, vaksinimi dhe tema të tjera. /2LONLINE/