DYLON

Ministri Latifi ka falënderuar SHBA-të për përkrahje në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor

Ministri Latifi ka falënderuar SHBA-të për përkrahje në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, z. Nick Giacobbe dhe Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi.

Në këtë takim, Ministri Latifi i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht në përballjen me Covid-19.

EkoHigjiena

I ngarkuari me punë, z. Giacobbe ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.