Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.
Ministri Gashi gjithashtu diskutoi për raportet me shtetet e Evropës, në veçanti me Norvegjinë, për mbështetjen që duhet t’i japin Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare të sigurisë dhe ndihmën për ngritjen e kapaciteteve në institucionet e sigurisë në Kosovë.
Ndërsa ambasadori norvegjez në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, tha se e çmon angazhimin e MPB-së dhe se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.