Sot, në 13-të vjetorin e vdekjes së ish presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Agim Çeku, gjeneral dhe oficerë të lartë të FSK-së si dhe zyrtarë të lartë ministrisë, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova.
Homazhet dhe nderimet u bënë në shenjë mirënjohje dhe respekti për veprën dhe kontributin e Presidentit Rugova në rrugëtimin e shtet ndërtimit, i cili u realizua me shpalljen pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim perëndimor dhe euroatlantik.