Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati nga mbrëmë ndodhet për vizitë zyrtare në Prishtinë. Sipas paralajmërive, ai sot do të takohet me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ministri Hoxhaj dhe homologu nga Shqipëria do të takohen në orën 10:30, ndërsa pas takimit ata do të mbajnë një konferencë për medie.
Ndërkaq, nga ora 14:00, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, ministri Enver Hoxhaj dhe ministri Ditmir Bushati do të ligjërojnë me temë: “Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri si një shembull i fqinjësisë konstruktive” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë , Ditmir Bushati, mbrëmë zhvilloi një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.