Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” Gjilan, Muhamet Suliqi, ka pritur në takim pune ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi dhe zëvendesministrin Rexhep Kadriu, ku bashkarisht kanë diksutuar për projektet e Impiantit të ujërave të zeza, kolektorët dhe zgjidhjen afatmesme dhe afatgjate të problemit të furnizimit me ujë të Gjilanit.
Kryeshefi Ekzekutiv z.Suliqi njoftoi ministrin për të arriturat dhe sfidat e KRU “Hidromorava” Gjilan. Kompania nga viti i kaluar përballet me gjendjen emergjente të furnizimit me ujë të konsumatorëve për shkak të thatësisë, ndërsa tani edhe me sfiden e pandemisë.
Kemi investuar në hapjen e disa puseve si zgjidhje afatshkurtër, ndërsa si zgjidhje afatmesme e shofim mbushjen e Liqenit Akumulues të Përlepnices nga pellgu i Kremenates. Ndërsa sa i përket projekteve afatgjate janë ato me Banken Botërore për Impiantin e ujërave të zeza dhe ndërtimin e liqeneve akumuluese.
Qëndrueshmëria financiare e kompanisë deri më tani ka qenë stabile edhe pse përballemi me thatësinë dhe pandeminë, mirëpo tani veq se ka filluar të vështirësohet gjendja.
Ministri Kuqi falenderoi për pritjen Kryeshefin Ekzekutiv dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë në përkrahjen e projekteve të kompanisë. Ai njoftoi se marrëveshja për Impiantin e ujërave të zeza dhe kolektorëve tashmë ka kaluar dhe presim hapat tjerë të fillimit të projektit.Po ashtu jemi duke punuar me Bankën Botërore për projektin tjetër në ndërtimin e liqenit akumulues që do të zgjidh problemin afatgjatë të furnizimit me ujë të pijshëm, që planifikohet të ndërtohet në Kremenatë, në një vlerë pre rreth 70 milionë euro, ku për fazën e parë janë paraparë 27 milionë euro.
Nga ana tjetër zv.ministri Rexhep Kadriu premtoi ndihmë në investimin afatmesëm të zgjidhjes së problemit të furnizimit me ujë ku mori mbështetjen edhe të ministrit Kuqi, ku u dakorduan që së bashku me Kru”Hidromorava”, Komunen e Gjilanit, Njësitin për monitorim të punohet në këtë projekt.