Ministri i Financave në detyrë, Bedri Hamza në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë z. Larry McDonald.
Ministri Hamza njoftoi z. McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar, me stabilitetit makro- fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik në të ardhmen.
Ministri Hamza falënderoi Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Institucioneve tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e Institucioneve të Kosovës.
Z. McDonald falënderoj Ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka Ministria e Financave me Thesarin Amerikan dhe shprehu zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike. Po ashtu z. McDonald përgëzoj Ministrin Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur ti sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat.
Z. McDonald i dëshiroj shumë sukses Ministrit në pozitën e të zgjedhurit të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.