Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi ambasadorin Sardi për ndihmën e dhënë nga Republika e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata të sigurisë, siç janë: INTERPOL dhe EUROPOL.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Ministri Gashi e njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e tij si ministër dhe për angazhimet e institucioneve sa i përket luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit etj.
Ndërsa Ambasadori italian siguroi ministrin Gashi për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.