Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dekoron komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari me medaljen “Shërbim i Shquar”
Në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, ministri Maqedonci sot ka dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari. /2LONLINE/