DYLON

Aktivitete  të policisë në kuadër të projektit ‘’Festojmë së bashku’’

Aktivitete  të policisë në kuadër të projektit ‘’Festojmë së bashku’’
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Divizionin e Policimit në bashkësi në kuadër të projektit ‘’Festojmë së bashku’’ me datën 27.12.2023 ka shpërndarë disa dhurata për fëmijët.

Shpërndarja e dhuratave është bërë fëmijëve të cilët me raste të ndryshme janë takuar nga zyrtarë policorë në pjesë të ndryshme të qyteteve, fëmijëve në strehimores, fëmijëve në spitalin e pediatrisë në qytetin e Gjilanit, fëmijëve nevoja të veçanta, fëmijëve me Down Syndrom dhe disa nxënësve të shkollave duke përfshirë edhe të shkollave të komuniteteve.

EkoHigjiena

Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan uron të gjithë për festat e fund vitit duke dëshiruar shëndet dhe gëzime, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.