Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Damir Krstiqeviq, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci për të marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik (ASDA 2017), i cili mbahet në Split.
Ministri Demolli gjatë qëndrimit atje, zhvilloi një takim edhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar- Kitaroviq.
Në takimin e përbashkët ministri Demolli dhe presidentja kroate, znj.Grabar –Kitaroviq, biseduan për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë.
Ministri Demolli, në kuadër të vizitës së tij, pritet të vazhdojë agjendën e takimeve me personalitete të rëndësishëm të shtetit kroat dhe shteteve tjera pjesëmarrëse.