Edhe në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar është mirëpritur ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme .Gent Cakaj me bashkëpunëtorët e tij.
“Gjatë takimit u diskutuan mundësitë dhe nismat e përbashkëta të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thuhet në njoftimin e KKSH-së.
Sipas këtij njoftimi thuhet se veprimet konkrete të Republikës së Shqipërisë përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë jetike për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ministri do të vazhdojë vizitën e tij në komunën e Medvegjës dhe kësht do të përmbyll vizitë e tij tre ditore në Luginë të Preshevës. /2LONLINE.com/