DYLON

Ambasada Amerikane dhuron donacion për personelin shëndetësor

Ambasada Amerikane dhuron donacion për personelin shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor (maska kirurgjikale, FFP2 –maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër) nga Ambasada Amerikane, përkatësisht nga programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA.

Donacioni është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane, udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në MSh, Dr. Arsim Qavdarbasha.

Donacioni është një përkrahje e drejtpërdrejt për MSh dhe personalin shëndetësor në ballafaqim me Covid-19.

EkoHigjiena

MSh ka falënderuar autoritetet amerikane për këtë donacion dhe bashkëpunimin dhe mbështetje të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.